Është një fakt i mirënjohur tashmë se Islami – dhe mos e harrojmë kurrë një herë se është Allahu Ai që e ligjësoi [si Fe] – nuk i ka mbështetur kurrë ligjet dhe rregullat e veta tek eksperimentet, siç ndodh në rastin e ligjeve dhe rregullave të tjera. E megjithatë, për të dhënë një gjykim racional mbi shari‘ah-tin e Islamit, në jo pak raste jemi të shtrënguar të hedhim vështrimin nga rregullat, ligjet dhe zakonet e njerëzve të kohëve moderne, madje, edhe të njerëzve që i përkasin periudhës së lashtësisë. Në këtë mënyrë kemi mundësinë të vëzhgojmë dallueshmëritë dhe ndryshimet e ligjeve dhe rregullave islame të krahasuara me ligjet dhe rregullat jo-islame, si dhe të krijojmë një gjykim dhe vlerësim të shpirtit të gjallë dhe të fuqishëm të qytetërimit islam krahasuar me qytetërimet e tjera jo-islame. Kjo është, madje, edhe arsyeja përse i kushtojmë vëmendje historisë së kombeve, shoqërive dhe qytetërimeve, duke nxjerrë në pah gjithë sa syresh shprehin në lidhje me këtë apo atë çështje. Sidoqoftë, në këtë hapësirë synojmë që të trajtojmë idetë dhe idealet e Islamit në lidhje me etikën gjinore, e pasqyruar kjo tek identiteti i gruas dhe i burrit |