Uroj dhe lutem që Allahu i Lartësuar të të hapë sytë e zemrës, duke zbrazur mbi ty dhe duke ta mbushur zemrën dhe shpirtin me dritën e Tij të hyjshme. Sfera engjëllore, e cila përmban në vetvete tërë potencialin e krijimit të ardhshëm, tërë qenësitë dhe ekzistencat e patrupësishme, kuptimshmërinë dhe kuptimësinë të gjithçka që ka ekzistuar, sikundërse edhe të gjithçka që ekziston dhe do të ekzistojë, si dhe fuqinë dhe energjinë e hyjshme; kjo sferë, pra, është edhe elementi i parësishëm prej të cilit u krijua kjo botë në të cilën gjendemi, arsye për të cilën, bota e lëndësishme është nën ndikimin dhe sundimin e sferës engjëllore. Në botën e lëndësishme, në botën e padukshme, lëvizja, tingulli, zëri, aftësia për të folur, të ngrënit dhe të pirit, nuk burojnë nga qenësitë dhe ekzistencat si të këtilla, dhe as burojnë nga qenësia dhe ekzistenca përkatëse. Përkundrazi, që të gjitha burojnë nga dhe buthtojnë përmes botës së padukshme të sferës engjëllore |