Ky shkrim, i cili mban titullin “Nozullimet e rrugëtuesit shpirtëror”, u shkrua si përgjigje ndaj një pyetjeje që na pati drejtuar një prej vëllezërve tanë fetarë, i cili pati ndërmarrë një gjerdan hulumtimesh në lidhje me mënyrën e përshkimit [me sukses] të Shtegut të së Vërtetës.
Thadroje mirë në mendje dhe thellë në zemër – i lutem Allahut të të forcojë shpirtin – se, sikundërse çdo rrugëtim tjetër, i cili ka një pikënisje, një pikëmbërritje, një largësi dhe një shteg që lipset përshkruar, nozullime që lipsen përgatitur, vështirësi dhe ndeshatrasha që lipsen kapërcyer, bashkërrugëtarë dhe udhërrëfyes që lipsen përzgjedhur, edhe rrugëtimi shpirtëror, i cili është rrugëtimi i shpirtit [të besimtarit] drejt Allahut të Lavdëruar dhe të Lartësuar, shpërfaq po të njëjtat karakteristika |