Doktrinat e qashtra të Islamit, sikundërse jetët e prijësve të tij , jashtëzakonisht të pasura me përshpirtësi dhe me dritësi shpirtërore, aq sa u shndërruan në një frymëzim të vërtetë për përshpirtësinë e botës islame, nuk përfshihen tek tërë sa njihet me emërtimin ‘irfān, apo sufizëm. E megjithatë, ekzistojnë edhe pjesë të tjera të pikëpamjeve, pamësive apo doktrinave islame që nuk e mbartin këtë emërtim, trajtimi i të cilave, gjithsesi, i kapërcen kufijtë e tematikës sonë. Kështu që, në vijim, do të përpiqemi që të ofrojmë një panoramë të zhvillimeve historike dhe të rrymave të kësaj dege që njihet me emërtimin ‘irfan, apo sufizëm, duke anashkaluar, për shkak të qëllimeve të kufizuara të këtij artikulli, një qasje hulumtuese kritike dhe analitike. Nisur nga qëllimet e shprehura, e gjykojmë të udhës që të ofrojmë një panoramë të zhvillimeve historike të shtrirë nga fillesat e Islamit deri në shekullin X (shekulli XVI, sipas sistemit kalendarik perëndimor), duke e zhvendosur në këtë mënyre qëmtimin analitik të ‘irfān-it në hapësirat e mëpasme |