Togfjalëshi “filozofia mistike”, i sjellë në vëmendje qysh se në titull, mund të tingëllojë, me fort të ngjarë, i habitshëm për shumë njerëz, kryesisht perëndimorë (por jo vetëm), të mësuar dhe edukuar tashmë me pamësinë sipas të cilës “philosophìa” lidhet me lógos-in, me arsyen, ndërkohë që vetë “mistika” jo thjesht nuk lidhet (më së paku, jo në mënyrë të domosdoshme), por, në të shumtën e herëve, për të mos thënë madje gjithnjë, lëviz dhe shtratëzohet në një hapësirë jo të “pa-arsyeshme” – siç do të donte Eric R. Dodds-i – por të “mbi-arsyeshme”, në një “përtejësi përtej përtejësisë”, siç shprehet ‘Umara al-Husayn ibn Mansur Al-Hallaj-i, një prej figurave më përfaqësuese jo vetëm të mistikës islame, por edhe asaj të përbotshme ; dhe e gjithë kjo panoramë, i gjithë ky mozaik konceptesh e tipo-topo-logjish, rrezikon jo pak që një togfjalësh si “filozofia mistike” të na e shpalosë një oksimoron i pastër |