نمایش مقاله

Thelbësia ontologjike e botës shpirtërore

صفحه: 99تا 106

نشریه: Metafyzika dhe Morali

شماره : 13 دوره ششم پاییز و زمستان 1395

نویسندگان: Mulla Sadra ,

کلیدواژگان: Në emër të Allahut, Gjithëmëshiruesit, Mëshirëshumtit

چکیده مقاله:
Gjithë sa njeriu përvijon si pamësi të vetvetes, gjithë sa arrin të perceptojë me të vërtetë dhe një në mënyrë reale, pavarësisht nëse bëhet fjalë për perceptime intelektive, apo për perceptime që mbështeten në përvoja shqisore dhe ndijore; për perceptime të përftuara në këtë botë, apo për perceptime të përftuara në Botën e Përtejme – që të gjitha janë në të njëjtën kohë realitete të pandara dhe të pandashme prej tërë sa formëson vetvetësinë e tij, të pazgjidhshme prej tërë sa përbën unin e tij të thelbësishëm. Apo, për t’u shprehur në një formë disi më të qartë, dhe më të drejtpërdrejtë, gjithë sa shpërfaqet dhe është objekt i perceptimit të njeriut, nuk është tjetër përpos se diçka e cila ekziston brenda tij, dhe jo në brendësi të diçkaje tjetër. Në më se një rast tashmë, kemi sjellë në vëmendje faktin se, gjatë kohës kur perceptojmë qiellin, tokën, apo çfarëdo realiteti tjetër, ajo çfarë është dhe përbën thelbësisht objektin e perceptimit pamor, nuk janë kurrsesi format e jashtësishme që vërejmë të ekzistojnë tek realitetet lëndore objektive, apo tek përmasat e gjësendeve që përbëjnë stofin e kësaj bote




دانلود مقاله





تعداد نمایش: 49 بازدید تعداد دانلود مقاله: دانلود