| Ne duhet ta njohim Allahun, në mënyrë që ta adhurojmë Atë, siç duhet. Kur meditojmë për Forcën, Fuqinë dhe Mëshirën e Allahut, kuptojmë se vetëm Ai e meriton të adhurohet. Ky është, në të vërtetë qëllimi, për të cilën ne jemi krijuar. Allahu thotë: “Dhe Unë nuk i kam krijuar xhindet dhe njerëzit përveçse që të më adhurojnë Mua.” (51:56). Dhe: “Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër përveç Tij.” (7:59). E, atëherë, ne duhet ta përmbushim qëllimin për të cilin jemi krijuar, për ta kënaqur Allahun dhe për të qenë në harmoni me pjesën tjetër të krijimit, që tashmë, i është nënshtruar Atij. Ky qëllim përmbushet vetëm duke e njohur Allahun, duke njohur Emrat e Tij dhe Atributet e Tij. Rezultati përfundimtar është vetëm për të mirën tonë, sepse për ata që i binden Allahut, Ai ka premtuar shpërblim të madh edhe në këtë jetë, edhe në Jetën Tjetër. |