| “O njerëz, dëgjoni se çfarë do t’ju them, se nuk e di a do t’ju takoj më në këtë vend pas këtij viti! O njerëz, frikësojuni Zotit dhe respektojeni Atë, bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj të tjerëve! Kjo është dita e kurbaneve, me emrin e Allahut. Vërtet, gjaku, nderi dhe pasuria janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend. Ruajuni, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit! Njeriu është vepër madhështore e Allahut. Mjerë ai që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Tij! O njerëz, ju sigurisht do të ktheheni tek Allahu i Madhëruar dhe Ai do t’ju thërrasë të përgjigjeni për veprat dhe punën tuaj. O njerëz, dijeni se ka përfunduar koha e padijes dhe e traditave të këqija, të cilat i kanë sjellë aq fatkeqësi gjinisë njerëzore. Unë ju kam treguar rrugën e shpëtimit, drejt së cilës duhet ecur. Sendet që ju janë dhënë amanet ruajini si të ishin tuajat dhe kthejuani ato besnikërisht dhe me kohë atij që i përkasin. Gjakmarrja është e ndaluar. Të gjitha të këqijat, të cilat rrjedhin nga koha e injorancës, anulohen. Akuza e parë, e cila anulohet, është gjakmarrja e ungjit tim, Ibn Abdul Mutalibit, të cilin, e vranë njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le të harrohet dhe të gjitha të tjerat në të ardhmen le të falen! Kamata është e ndaluar. Huadhënësi |