| Në vargun e gjatë të historisë botërore, figura sublime e këtij njeriu të mrekullueshëm ngrihet lart mbi të gjithë njerëzit e mëdhenj të të gjitha kohëve. Ai mendon dhe mediton thellë. Ai kërkon dritën, që zhduk errësirën gjithëpërfshirëse. Ai kërkon të kapet pas asaj Fuqie, e cila sjell shkatërrimin e botës së kalbur dhe të çorientuar dhe vë themelet e një bote të re më të mirë. Dhe ja, një revolucion i shkëlqyer ndodh në qenien e tij. Krejt papritur, zemra e tij ndriçohet nga Drita e Zotit dhe i jep forcën që e kishte dëshiruar aq shumë.Ai del nga shpella Hira, shkon te njerëzit dhe u drejtohet atyre kështu: “Idhujt, që adhuroni ju, janë absurditet. Mos i adhuroni më tani e tutje! Asnjë qenie e vdekshme, asnjë yll, asnjë dru, asnjë gur, asnjë shpirt nuk meriton të adhurohet nga njeriu. Prandaj, mos e ulni kryet para tyre! I tërë universi, me gjithçka përmban ai, i përket vetëm Zotit të Gjithëfuqishëm....” |