Pastërtia përmendet në shumë ajete kur’anore dhe në shumë e shumë hadithe profetike, si pikënisje për çdo adhurim, çdo sipërmarrje, vendim, ide, qëllim etj.
Të gjitha adhurimet në fenë islame kanë një qëllim mjaft të lartë, që është pastrimi i shpirtit. Adhurimet e ngrenë njeriun nga pozita e ulët e kafshëve në pozitën më të lartë, në atë të melekëve. Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë”. Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu nuk shikon fizionominë tuaj, por shikon brenda zemrave tuaja.”. Prandaj, pastërtia e shpirtit konsiderohet sa gjysma e besimit. |