| Çifutët, bashkë me tërë botën e krishtere, besojnë se Isai u kryqëzua. Përkundrazi, myslimanët besojnë se Isai (Paqja qoftë mbi të!) nuk është kryqëzuar. Në Kur›anin e Shenjtë thuhet: «›Ne e vramë Mesihun – Isanë, birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut, - (thonë çifutët)’. Por, ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur. Ata që nuk u pajtuan për çështjen e tij, me siguri që gjenden në dyshim për të. Ata nuk kanë ditur asgjë për të, por vetëm kanë hamendësuar. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë vrarë, por, Allahu e ka ngritur pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëditur. (Kur’an, “Nisa”, ajetet, 157,158). Si argumente kundër pikëpamjeve të tyre dhe për të provuar të vërtetën e verdiktit islam, sjellim këtë artikull me pyetje, duke u mbështetur në Librin e Mateut dhe në Dhiatën e re të Biblës (kapitujt 29 dhe 27). |